Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

Aty, ku, shpirtitrazuar, gjen, qetesi…

Aty, Ku, Shpirtitrazuar,Gjen,Qetesi..

Me ndjenjat jam ulur ne dhome dhe bisedoj.
Jashte fryn ere e bie shi. Une megjithese ne mbreterine e ngrohtesise, ndjeja ftohtesine e shiut. I zhurmshem kercet mbi xhamat e dritares time dhe kerkon te me transmetoje nje mesazh.
Po nga kush?!
Lotet me kane mbetur nen qerpiket e zinj dhe tronditja eshte pikturuar ne fytyren time.
Papritur veshtrimi m’u ngul mbi nje tablo, qe prej kohesh qendronte ne murin e dhomes time.
Se di pse me terhoqi. Se kisha pare kurre aq afer. Nje piktor i panjohur e kishte vizatuar dikur dhe emrin ia kishte vene “Dashuri”.
Ngjyrat e pranveres se kesaj tabloje nderthureshin aq bukur, saqe vetem ta veshtroje te lindte shpresa.
Shprese, e cila bashkohej me shikimin e dy te rinjve, qe qendronin aq prane njeri-tjetrit. Sa dashuri kishte ne ate tablo, qe gati-gati dukej si e gjalle. Jeta e ketyre dy te dashuruarve ishte gdhendur brenda asaj kornize. Sa e larget ne kohe, po kaq prane meje, historia e dashurise. Ne te gjeta gjysmen e shpirtit, qe kisha kohe qe kerkoja.
Thesarin me te shtrenjte qe e humba. Shiu e mori kete diamant te vyer dhe e perbalti diku, ku asnjeri nuk e gjeti.
U be kohe qe s’mendoj per ty, per ata sy qe i puthja me mall, per ato buze qe sa here i puthja me dukej sikur takoja PARAJSEN. Ne petalet e buzeve te tua une gjeta nje perle qe edhe sot e ruaj ne kutine e kujtimeve te zemres. Kujtime te heshtura qe rralle, shume rralle i pershperisin dicka mendjes, gje qe ndodh edhe tani…Une..Ai…
C’eshte kjo qe po shoh?
Cdo gje eshte si me pare, ne ishim prane njeri-tjetrit. Aty ishte liqeni dhe pemet gjelberoshe. Po aty kishte mbetur qielli, era, dielli dhe asgje s’kish ndryshuar. Vetem ne kishim munguar. Ishte ai vendi ku ne mbollem nje kujtim dhe po aty ku na ndau nje trishtim. Jane puthjet, perqafimet, zenkat dhe gabimet. Po, po jane aty, ashtu sic ishin dikur. Sa cudi! Tani ne ishim figurantet e asaj pikture qe shihja ne murin e dhomes time.
Ecnim ne te njejten rruge ashtu te perqafuar ne krahet e dashurise tone…
Nje drite e forte me ben te hap syte. S’ishte vecse nje enderr. Ja tek jam serish, perballe po asaj pikture qe me coi tek dashuria ime, e cila si nje engjell me ngrohu shpirtin e vrare .
Shiu tashme kishte pushuar. Dielli buzeqeshte ne kupen e kalter, pasi kishte mundur rete ne betejen e tij te fundit.
Tani do te doja qe une, jeta, koha te beheshim NJË, te visheshim me ngjyrat e modes dhe te ecnim neper rrugen tone pa kthim pas.

A.Nela

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: