Revista Yes Albania
Te rrosh me shpirt te vrare
Reklama Yes Albania

Te rrosh me shpirt te vrare

Te rrosh me shpirt te vrare

17 Tetor 2018
Nje dite e re lindi per te gjithe njerezit, per te gjithe ata qe ne shpirt jane te qete.
Ajo i adhuronte gjithmone ata njerez,shume!
Ndryshe nga te tjeret, per znjsh.A nuk kishte lindur nje dite e re, kishte kohe qe s’vinte gjume ne sy dhe nuk e percaktonte dot kur ishte nate, e kur dite. Cdo moment, cdo sekonde qe kalonte i shtonte znjsh.A copeza erresire, i mbushej shpirti me mllef, frymezimi shteronte dita dites tek ajo.
Tentonte te kalonte pragun e deres, te dilte jasht, te mundohej te bente dicka ndryshe, por e kishte te pamundur.
E c’bente?!
Kthehej pas, mbyllte deren, hidhte xhaketen ashtu rremuje dhe shikonte per nga dritarja e dhomes.
Ajo ishte bere tashme qoshja e saj e preferuar.
Shikonte jashte njerez duke qeshur, disa te tjere duke shijuar kafen e mengjesit, te tjere qe kalonin bukur ne shoqeri, ne nje cep te rruges shikonte nje cift duke u perqafuar , duke i dhuruar njeri-tjetrit dashuri, e po ashtu degjonte zera te gezuar femijesh qe argetoheshin ne rrugicat e lagjes.
I kujtohej me nostalgji femijeria e saj, ku cdo gje fillonte e perfundonte po me buzeqeshje. Ku argetohej me shoqerine pa vrare mendjen per asgje.
Sic dukej , per te ajo kohe mbarte shume kujtime te bukura.
Tashme gjithcka kishte marr drejtim tjeter, ose me mire nje udhe te pa udhe.
Nderkohe ne faqet e saj rridhnin lot deshperimi, lot prej nje shpirti te brengosur. Qe nga larg mund te dalloje syte e saj te picerruar nga pagjumesia.
Ata sy kishin shume per te treguar, por znjsh.A preferonte qe cdo gje ta mbante perbrenda.
Ajo nuk ndjente me , s’kishte forcen e duhur, nuk kishte me as endrra per te cilat te mund te kapej fort prej tyre e te shpresonte se dicka e mire do te vinte.
Ndodhte te kishte momente qetesie, por nuk zgjasnin shume, thyheshin ne mes bashke me shpirtin e saj.
Dikur…
Behet fjale per vite me pare…
Nese do ta shikonit kete zonjushe do ta pershkruanit ndryshe, plot gjalleri dhe te dehur nga pozitiviteti.
Duke e pabesueshme, ashtu eshte per te gjithe, nuk e njohin me.
Gjendja shpirterore kishte depertuar ne te, kish arritur te shnderronte dhe mimiken e fytyres te znjsh.A.
Jeta e saj tashme njihte vetem te pamunduren, erresiren dhe deshperimin.
Kjo do te thote te vdesesh per se gjalli.
Asgje tjeter…

A.Nela

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: