Revista Yes Albania
Perjetim
Reklama Yes Albania

Perjetim

Perjetim
Eshte mese e natyrshme qe jeta jone e perditshme eshte e mbushur me ngjarje e me ndodhi nga me te ndryshmet, sepse ne te kundert ajo s’do te quhej jete. Keto ngjarje permbajne ne vetvete ankth, frike, pak doza lumturie, aty-ketu gezim, deshperim, ndaj dhe njeriu s’eshte kurre i qete. Ai gjithmone luhatet permes ketyre ndjenjave, qe zevendesojne ne nje menyre te crregullt njera tjetren e qe mbushin ate, qe quhet jete njerezore.
Atehere…
Ishte koha kur dhjetori po na linte shendenë dhe pak dite mbeteshin nga data aq e mirepritur nga ne, 31 Dhjetor. Nuk e mbaj mend mire, por isha shume e lodhur dhe konfuze teksa rrija mbi kolltukun tim te preferuar duke lexuar dicka.
Muzgu sapo kishte rene dhe gjithcka qe me rrethonte dukej aq e qete saqe here-here me joshte e me bente te ndihesha rehat. Ajo gjendje vazhdoi per disa caste te me pershkonte disi, deri kur u degjua zilja e telefonit. As vete nuk e kuptova sesi mendja me shkoi tek im vella qe ndodhet jasht shtetit.
Ndjenja e mallit me pushtoi, me erdhen ne mendje netet qe mund te ishin me te bukura me ate prane.
Mbase qe fotografia siper televizorit ma solli ne mendje dhe per nje cast nje ndjenje deshperimi filloi te me pershkonte, e shoqeruar kjo me nje aspirate te zjarrte per t’a pasur prane ate prag te Vitit te Ri. Fillova te lutesha per kete derisa ne shtepi vjen babai. Edhe ai kishte nje mimike rralle si heret e tjera, ms i heshtur.
Per cudine time me te madhe deri atehere, nje trokitje e lehte u degjua ne dere. Nuk e di pse, por zemra filloi te me rrihte fort. Rrahjet shtoheshin sa me teper i afrohesha pragut te deres. Hapa deren , kur c’te shoh!
Nuk me besohej, shtanga e tera dhe nuk po beja levizjen me te vogel, sikur te isha ngrire. Nderkohe ishin dhe prinderit qe prisnin pergjigjen time se kush ishte prapa deres.
Nje djale me trup te gjate, disi i zbehte e me nje cante ne krah shfaqet para meje. Me syte e mi te zgurdulluara aq shume nga ndjenja e habise dhe me krahet e hapura drejt tij iu hodha ne qafe duke e shtrenguar fort ate udhetar te ri qe vinte nga nje rruge e larget e trokiste ne deren e shtepise time.
Po,po. Une shtrengova fort vellane tim, qe si per cudi mbiu ne dere, ne oret e vona te asaj mbremjeje dhjetori.
O Zot i madh! Si ndodhi keshtu?!
Kur cdo gje po shkonte aq qete e ne heshtje, kur cdo gje qe me rrethonte ishte e percaktuar dhe e vendosur aq mire , befas u kthye ne nje surprize te permasave gjigande. Pas pak castesh, ndersa im vella cmallej e perqafohej me prinderit, une me syte e drejtuar lart nisa te beja falenderimet hyjnore.

A.Nela

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: