Revista Yes Albania
Reklama Yes Albania

E dua jeten

E dua jeten

…Jeta ime sa shume me pelqen
here me ledhaton, here me perkedhel…

Jane keto vargjet e tekstit te nje kenge, vargjet e se ciles me kane terhequr, me kane bere per vete dhe jo per qellim vendosa t’i hidhja ne kete flete te bardhe.
Sa origjinale dhe sa kuptimplote jane keto vargje qe mbartin ne vetvete nje vertetesi te pamohueshme.
Dhe me te vertete jeta!
Kjo mbartese e gjithckaje qe na rrethon!
Kjo mbartese e sa e sa endrrave, gezimeve, dashurive njerezore. Sa nuk mund te mohojme se ajo mbart gjithashtu dhe gjerat me te degjeneruara qe ekzistojne ne bote. Ajo mbart zhgenjimet, mashtrimet, poshterimet, eshte e mbushur me urrejtje njerezish.
Te gjitha keto fatkeqesi mund t’i ndodhin cdo njeriu se ne fund te fundit cdo gje qe ndodh, ndodh vetem per njeriun. Por megjithate jeta vazhdon…
Ajo eshte shume e bukur.
Cdo njeri duhet ta pranoje jeten pa paragjykime, ashtu sic eshte sepse ka caste kur njeriu kalon momente te bukura . Cdo njeri duhet te mundohet ta gezoje jeten.
Ashtu si njerezit e tjere dhe une e dua jeten.
Mundohem ta pranoj ate me te gjitha fatkeqesite qe mund te ndodhin, pavaresisht se un nuk kam hyre akoma ne problemet madhore qe mund te kete jeta me vone.
Jeta eshte e mbushur plot me surpriza, ajo eshte si nje lule e vyer te cilen cdo njeri mundohet ta kepuse.
Ka caste kur njerezit jane te merzitur, ndihen te vetmuar dhe deshirojne t’i japin fund jetes se tyre , por me vone pendohen sepse jeta eshte e dhembshur. Ajo eshte dhurate e natyres, dhurate e perendise.
E pra, une e dua jeten, pavaresisht nga boshlleqet qe mund te kete ajo. Jeta eshte gjithcka, eshte universi.
Me vone nuk e di askush se si do te ndodhin ngjarjet per jeten.
Po sikur….
Sikur…
Po sikur rrjedhen e ngjarjeve t’ia leme kohes?!
Po po, me mire keshtu besoj.

A.Nela

Add comment

FreeCurrencyRates.com
Loading...
%d bloggers like this: