SIRIO BERATI

SIRIO BERATI

SIRIO BERATI

Nje tjeter shqipetar, nje tjeter artis eshte ne hapat e para per te prekur majat  artit boteror. Nje djalosh qe me pasionin e tij per artin vizual, per fotografine, per skulpturen po hedh hapat e para ne artin e ‘’pafundem’’te se bukures. Te bejme nje prezantim te shkurter per tu njohur me mire me kete artist te ri qe me artin e tij po sjell dicka ndryshe.

Sirio Berati ka lindur me 2 shtator 1999 ne qytetin e Beratit. Ai ka studiuar ne UK dhe tani po ndjek studimet e larta ne Canada.
Sirio eshte nje artist vizual qe puna e tij eshte foksuar tek video produksion si dhe tek fotografia, por qe nuk eshte I kufizuar ne kete dy pjese te artit vizual. Sirio gjithashtu ka prekur dhe nocionin e identiteti dhe kultures. Si nje student I ri arti Sirio nuk eshte kufizuar vetem me nje fushe, por ka levruar cdo fushe te artit pamore. Nisur nga pikturat ne vaj, skulpturen etj. Arti  i tij eshte shtirie ne dimensione 2D dhe 3D. Me poshte po ju paraqesim disa nga veprat e Sirios ne vetem disa nga fushat qe Sirio ka prekur.

Kjo skulpture tregon se si nje individ ndryshon ne baze te kultures dhe presionit social ne shek.XXI qe te arrije ate qe eshte e portretizuar si perfeksion. Ne menyre te qarte kjo skulpture tregon procesin e zbardhjes ne menyre qe te pershtatet ne ate qe perceptohet si normat sociale, duke ndryshuar identitetin e jashtem. Sidoqofte, duke ndryshuar pamjen e jashtme te identitetit nuk do te thote qe rrenjet do te zhduken.
Motivet skulpturore jane inspiruar nga Meet Laolu Senbanjo.

Beyond the Blue Void eshte portreti I pare I Sirios I bazuar ne vaj. Nderkohe qe fytyra e tij eshte e thyer e copetuar, copezat e floririt jane perdorur per te rregulluar portretin, si tradita Japoneze e rregullimit me ar. Mund te vezhgohen shume modele te lidhura me veshjet e hershme  Shqipetare me  qendisje ari  folklorike, duke bere ne kete menyre nje lidhje me kulturen e tij qe eshte e rendesishme ne identitetin personal te tij. Ne kete menyre ndryshe Beyond the Blue Void carjet e arta simbolizojne driten. Ne teresi kjo pjese portretizon kthesen e nje periudhe nepermejt iluminizmit

Penguar nga tabuja kulturore eshte njeseri e dy puneve artistike, secila ne nje ndryshim mesatar. Te dyja pjesët portretizojne pritshmerite e shoqerise per tu pershtatur me normat kulturere.
Ne kete pjese ne mund te shohim se si kulturat e njejta shkojne se bashku edhe pse jo si  pjese  e nje zgjedhje.
Ndryshe nga ‘’krijimi I Adamit’’ ne kete pjese 3 dhe jo 2 duar prezantohen, duke sfiduar konceptin historik te Michelangelo, ku dora  e trete behet nje pengese per integrimin e kultures.

 

Masa pra, ajo pjese e gjere e shoqerise qe prek jeten e kujdo.
Jeta e nje individi qe eshte ne doren e te tjereve, me rregulla te thena e te pathena qe ndrydhin identitetin e kujdo dhe qe bejne qe jeta siperfaqesore te jete brenda asaj dore qe komandon sot.

Sirio ka arritur te shpreh mjafte mire iden se si nje shoqeri gjendet kudo dhe behet pengese e integrimit te nje kulture te re, qe nuk eshte gje tjeter vecse dicka ndryshe qe mund ti jape tjeter ngjyre jetes.

Kultura e ndryshme, ngjyra apo rraca nuk jane ato qe e bejne nje njeri, por menyra se si ti si qenie humane arrin te besh tenden apo te pranosh tek te tjeret nderhyrjen e nje njeriu te ndryshem nga ju.

Pavarsisht se si pamja e tij e jashtme vjen tek ne, ai mbi te gjitha eshte nje qenie humane qe njelloj si ne jeton. Ai eshte ai dhe ju nuk keni te drejten te ‘’jetoni mbi jeten e tij’’

Nje mesazh qe jepet mjaft qarte ne veprat e Sirios, nje tabu qe egziston akoma jepet me e gjalle ne ate tablo.

Ashtu sic mund te kuptojme dhe nga diciturat ne veprat e tij, Sirio eshte nje artist qe perkrah artit pamor qe eshte nje artist i komplementuar ai arrin qe te shprehe dhe nje pjese te identitetit te tij, arrin te prek kulturen e vendit, por dhe te beje nje nderthurje te dy kulturave.
Duke iu referuar dy kulturave te ndryshme Sirio prek ate te Shqiperise se hereshme me pikat e saj me te arrira dhe Shqiperise se sotme te shek.XXI, por me nje nderthurje mbreselenese me kulturen afrikane/afro amerikane.

Nje nderthurje me nje kulture qe eshte shume larg perceptimit te ides dhe menyres se jeteses per shqipetaret Sirio e paraqet ne menyren me te mire te mundeshme iden se si ne shek e XXI ne Shqiperi, porjo vetem egziston akoma tabu, nje kulture qe nuk I pershtatet identiteti tone.
Nje pershtatje e ndikimit te medias me idene e te bukures Sirio e paraqet ne skulptur me zbardhjen e lekures sin je menyre per tu pranuar nga masa. Nje ndikim qe shtirhet gjeresisht ne shoqerine e sotme.

Nese kushdo nga ju perpiqet ose synon qe te behet pjese e mases, duke mare si model ate qe ato pranojne per ju, atehere jeni ne rrugen e gabuar. Jeta juaj nuk eshte kurre ne doren e tyre, ju nuk jeni gjithsecili ju jeni ju, qe keni ne dore fatin dhe freret e jetes tuaj.
Nese tabut jane ato qe prekin jeten tuaj, nese kultura qe ju gezoni dhe identiteti qe ju perfaqesoni jane ne kundershtim me masen, si nje ndikim i tabuve qe jane nje ‘’shtylle’’ referimi per ndertimin e jetes se gjithesecilit, atehere ju keshilloj sikur thjeshte te jeni pak me skeptik ne veprat dhe menyren se si Sirio paraqet ate qe ju keni frike ta pranoni.
Paraqet te bukuren e nje mardhenie qe ne syrin e pare eshte pak jashte formatit te pranueshem jetesor, por qe e bukura qendron ne dashurine qe gjedet mes ketyre dy kulturave qe dhe pse shume te kunderta me njera tjetren dashuria qe japin eshte e njejte si i atyre qe jepet mes kulturave te njejta.

Sirio ne veprat e tij paraqet idet e tij ne fazat e ndryshme te zhvillimit dhe menyrave se i paraqet, por thelbi eshte i njejte paraqitia e identiteti e kultures, por shoqeria eshte gjithmone ne mes. Eshte nje pike kyce e ndertimit te personaliteti, eshte ‘’themeli’’ i nje identiteti siperfaqesor qe vishet nga rregullat shoqerore.

Sirio mbeshtet forte iden qe kultura ben punen e cdokujte mjafte personale, prandaj per te shprehur opinionin e tij se si kultura ka ndikuar ne zhvillimin e identitetit te tij, Sirio mbeshtetet ne artin pamor, ate te skulptures dhe shpreh me ane te tyre ate qe zeri nuk shpreh dot, arrin qe tabloja ta shprehe me mire.

Talenti per te bere film dhe per te bere fotografi shumica e puneve te tij eshte prezantuar si printime fotografike si dhe perdorimi i efekteve dixhitale me qellim per te krijuar nje atmosfere surreale.
Perdorimi I shume ngjyrave dhe elemente natyrale ne punen time si planete, detet ose sfondet natyrale per ti bere akoma dhe me afer me shikuesit qe adhurojne punen e tij, per te shijuar ne menyre vizuale ate qe paraqet realiteti.

Sirio nuk eshte vetem nje artist qe lundron ne rrymen e iluminizmit, por dhe ate te reales, ai kerkon qe puna e tij te ‘’pranohet’’ nga te tjeret dhe syri te shlodhet kur te gjenden perballe nje tabloje ose fotoje ku realiteti paraqitet e nderthurur me nje imagjinate te shthurur.

 

Arritjet e Sirios nuk ndalen vetem ne kete pjese te artit por talenti I tij per fotografine ka arritur ti beje pershtypje  dhestafit te VOGUE.
Nje rrugetim qe nisi sin je keshille miqesore si vleresim per talentin e tij, por tani me ky vleresim ka arritur te prek dyert e nje nder revistave me prestigjose ne mbare boten.
Nje talent qe eshte ne fillimet e tij si individ ai sot po prek  dalengadal me artin e tij majat e artit boteror.

Arritjet e Sirios nuk mbyllen me kaq, talenti i tij eshte aq I madhe dhe shpreh aq shume per boten e brendeshme sa do ishte mekat nese njera nga veprat e tij most e mbante nje cmim qe te tregonte haptazi por dhe ne menyren me te mire te mundeshme ate qe Sirio eshte i afte te bej ne boten e artit.

Jo vetem kaq, Sirio gjithashtu ka arritur te kete nje ekspozite te veten te afishuar ne UK, dhe ka arritur qe me veprat e tij ti pfrohen syrit te publikur dhe tem und te bashkeveproje me ate qe shikuesit e artit te tij kerkojne.

‘’Duke iu afruar shpejtesis se kaosit’’ nje ekspozite qe eshte ne autorsine e plote te SIRIO BERATI, djaloshi modest qe kerkon te shfaqe idete e tij per  konceptin e identitetin permes artit qe fal me shume se vete ai mund te tregonte per veten e tij.

 

Vepra e treguar me poshte  ‘’Conflict journey to reality’’ pjese e ekspozites  gjithashtu dhe e kompeticionit artistik, ka fituar vendin e pare ne shkalle nacionale.

 

Ky eshte SIRIO BERATI djaloshi qe arriti te preke me artin e tij, ne boten e ‘’eger’’ te kesaj jete, ku talenti ka kaluar kufinjte.

 

Griseida

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *